Lajmi i fundit: Pas Shaqirit një tjetër trajner dorëhiqet në futbollin kosovar

Lajmi i fundit: Pas Shaqirit një tjetër trajner dorëhiqet në futbollin kosovar

Sport October 19, 2019 - 18:07
Detajet

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka mbetur pa trajnerë që nga dita e sotme. Sedat Pajaziti është larguar nga ekipi gjakovarë pas rezultateve jo të pritshme.

Pajaziti dorëheqjen e ka konfirmuar mermes faqen zyrtare të FC Vëllaznimit, shkruan Zëri.info.

Postimi i plotë i FC Vëllaznimit:

Deklarata e trajnerit:

Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështërsi.

Sapo filluam kampionatin patem bojkot 2 javë pastaj shumë lojtarë na iken sapo filloj kampionati, une qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për ç’do ndeshje, me njerez që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjeknin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm.

Unë dua ti faleminderoj bashkpuntorët e mi, gjithë lojtaret dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojn qytetarët e Gjakovës, edhe superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifoz të cilet japin gjithcka për klubin e tyre.

Sadat Pajazitin e falenderojmë për bashkepunimin dhe profesionalizmin e treguar gjate punes në klubin tonë, suksese gjitha të mirat./Zëri.info

Image