Pioli beson se mund ta ndryshoi situatën te Milani

Pioli beson se mund ta ndryshoi situatën te Milani

Sport October 19, 2019 - 16:44

Milani do të luajë nesër në “San Siro” me Leccen, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren.

Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp tekniku i ri i Milanit, Satefano Pioli, i cili zëvendësoi të larguarin Giampaolo. Tekniku italian e pranon që nuk ka pasur kohën e duhur për të stërvitur skuadrën, por ai shprehet se nesër do të luajnë vetëm për 3 pikët.

“Nuk kemi pasur shumë ditë me skuadrën. Unë prisja që këtu të gjeja vëmendje dhe disponueshmëri, dhe i kam marrë këto përgjigje. Gjëja më e rëndësishme do të jetë performanca e nesërme. Çfarë më ka mahnitur në këto ditë? Atmosfera në Milanelo. Më duket sikur kam qenë këtu për një kohë të gjatë, sepse ka njerëz që e kanë në zemër Milanin. Ekipi duhet të luajë i bashkuar në fushë. Jam i sigurt që do të bëjmë një punë të mirë”, ka thwnw Pioli./Zëri.info