Pas dy fitoreve në tetor, Kosova kaq pozita pritet të ngritet në ranglistën e FIFA-s

Pas dy fitoreve në tetor, Kosova kaq pozita pritet të ngritet në ranglistën e FIFA-s

Sport tetor 19, 2019 - 13:42

Përfaqësuesja e Kosovës arriti t’i fitojë dy ndeshjet e muajit tetor të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ fillimisht triumfuan 1:0 në miqësoren e 10 tetorit ndaj Gjibraltarit, ndërkohë katër ditë më pas mposhtën Malin e Zi me rezultat 2-0 në ndeshjen kualifikuese për “EURO 2020”.

Këto dy fitore të ‘Dardanëve’ pritet që të ngrisin në ranglistën e FIFA-s për të paktën gjashtë pozita.

Nga vendi i 119-të, Kosova pritet të zhvendoset në vendin e 113-të.

Njëherësh ky do të ishte pozicioni më i lartë në historinë e Kosovës./Zëri.info