Superliga live: Lëndim bukur i rëndë, ndërpritet ndeshja

Superliga live: Lëndim bukur i rëndë, ndërpritet ndeshja

Sport October 19, 2019 - 13:24
Detajet

Dy skuadrat që synim kryersor e kanë mbetjen në shoqërinë elitë të futbollit, Flamurtari dhe Drenica sot nga ora 14:00 do të ballafaqohen ndërmjet vete në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Pikët nga kjo ndeshje për të dyja skuadrat janë shumë të rëndësishme pasi pozita e tyre në tabelë nuk është edhe aq e mirë, kjo edhe bën të pritet një lojë e fortë dhe pa kalkulime.

Të kujtojmë dje janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 10-të. Gjilani e fitoi derbin duke e mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 2:1, ndërsa Llapi pa shumë telashe e mundi Trepçën’89 me rezultat 4:1. Një sfidë e vështirë ishte edhe ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 1:0.

Nesër luhen dy ndeshje tjera Drita - Ballkani dhe Ferizaj - Prishtina të dyja takimet nisin nga oara 14:00. /Zëri.info

Superliga Live:

Flamurtari – Drenica 0:0

Min 88’: Është ndërprerë ndeshja për disa qaste pasi futbollisti i Flamurtarit është lënduar bukur rënd në kokë gjatë një dueli me kundërshtarin. Fatmirësisht lëndimi nuk është shumë serioz.

Min 64': Stullqaku ka qenë shumë afër golit për Flamurtarin por gjuajtja  e tij kaloi mbi portë.

Min 55': Drenica edhe një herë afër golit, por gjuajtja e Viltor Hysajt kalon mbi portë.

Min 46’: Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshim në formacion nga asnjëra skuadër.

Min 45': Mbyllet pjesa e parë. Drenica e ka dominuar ndeshjen duke krijuar shumë raste karshi Flamurtarit që nuk pati asnjë rast.

Min 25': Abazi i Drenicës ishte në pozitë të mirë por nuk gjendet si duhet, duke lëshuar edhe një mundësi të mirë.

Min 16': Qemail Elshani i Drenicës tenton nga ndërprerja por topi kalon pranë portës.

Min 10’: Starti i ndeshjes po duket shumë i mirë. Të dyja skuadrat e kanë parasysh rëndësinë e pikëve dhe që nga fillimi po e kërkojnë golin

Min 1': Nis ndeshja

Formacionet:

Flamurtari: Nika, Zenunaj, Granchov, Boshnjaku, Bruqi, Isljami, Dumani, Krasniqi, Maxhuni, Stullqaku, Krasniqi. Kryetrajner: Artim Shaqiri

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Lushtaku, Bejta, Thaqi, Bardhi, Abazi, Elshani, Hysaj, Harmon. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Imran Kabashi, Visar Kelmendi, Shpëtim Murtezi