Sot dita e Milot Rashicës

Sot dita e Milot Rashicës

Sport October 19, 2019 - 10:13
Detajet

Pasi e ndihmoi Kosovën në fitoren e madhe ndaj Malit të Zi, ylli vushtrrias Milot Rashica sot zbret në fushë me një mision tjetër, atë të ndihmesës së skuadrës së Werder Bremenit.

Skuadra gjermane në fushën e vet e pret Hetha Berlini në kuadër të javës së 8-të të Bundesligas, ndeshje kjo që luhet nga ora 15:30, shkruan Zëri.info.

Milot Rashica si gjithmonë edhe këtë herë pritet të jetë titullar me shpresë se do të vazhdojë më gola ashtu siç bëri në dy javët e fundit kur shënoi ndaj Borussia Dortmundit dhe Frankfurtit./Zëri.info