Gjilani e fiton derbin ndaj Feronikelit, Llapin e Dukagjini nuk lëshojnë pikë

Gjilani e fiton derbin ndaj Feronikelit, Llapin e Dukagjini nuk lëshojnë pikë

Sport October 18, 2019 - 13:32
Detajet

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në tri ndeshje të luajtura, nuk ka pasur asnjë barazim (Feronikeli 1:2 Gjilani; Dukagjini 1:0 Vushtrria; Llapi 4:1 Trepça 89).

Takimi i luajtur në Drenas, ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin 1:2, duke u vendosur vetëm pas minutës së 73’, kur Carioca Jean hapi serinë e golave, për t’i dhënë epërsinë Feronikelit.

Kur të gjithë menduan se tri pikët do të mbeten në Drenas, Gjilani reagoi duke realizuar dy gola brenda tre minutave, me anë të Veliu 81’ dhe Kastrati 84’

Në anën tjetër, ndeshja Llapi – Trepça 89 ishte më interesante, ku vendësit arritën të fitojnë me përmbysje.

Fillimisht, Jashari kaloi në epërsi skuadrën mysafire, qysh në minutën e parë të ndeshjes. Vendasit përmbysën në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë, me anë të Osmanit 66’ dhe Emini në minutën e 71’. Rezultatin e vulosën golat e Osmanit në minutën e 77’ dhe Hyseni 10 minuta më vonë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër të Kosovës, në Dukagjin, në ndeshjen e fundit të tabelës, Dukagjini fitoi minimalisht ndaj Vushtrrisë.

Golin e vetëm në këtë takim arriti ta realizonte Merlaku, kur luhej minuta e 17’ e takimit.

Me këto rezultate, Llapi merr pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë, katër më shumë sesa Feronikeli në pozitën e pestë që ka 16 pikë, kurse Dukagjini numëron 7 pikë në pozitën e parafundit.

Gjilani mban pozitën e parë me 21 pikë të grumbulluara pas 10 ndeshjeve, Trepça 89 renditet në vendin e shtatë, me 10 pikë, kurse Vushtrria në pozitën e fundit ka marrë vetëm gjashtë pikë këtë edicion.

Formacionet zyrtare

Feronikeli – Gjilani 1:2

Përfundon ndeshja

GOL: 85' Gjilani e përmbys rezultatin në 1:2 me golin e realizuar nga Ylber Kastrati me kokë

GOL: 81' Gjilani e barazon rezultatin me Frenc Veliun, i cili realizon me kokë

GOL: 73′ Da Silva e Feronikelit realizon nga afërsia për ta kaluar skuadrën nga Drenasi në epërsi

69' Braziliani Da Silva (Feronikeli) gjuan pranë portës 

56' Sulmuesi Fiton Hajdari provon me kokë, por assesi të mposhtet porta e Feronikelit

51' Feronikeli lëshon rast të mirë kur Mendurim Hoti ndodhet në pozitë të mirë, por pret portieri i Gjilanit

46’ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Bedri Greca i Gjilanit gjendet në pozitë të mirë shënimi, por ndalet nga mbrojtësi Lapidar Lladrovci, gjyqtari Tefik Maloku lejon që ndeshja të vazhdojë

31' Feronikeli e kërkon golin e parë me Mendurim Hotin, i cili godet nga distanca, Gjilanin e shpëton portieri Kenan Haxhihamza. 

17′ Rrezikon Gjilani me Franc Veliun provon goditjen nga ndërprerja, por vetëm mbi portë.

5′ Tenton Feronikeli me Astrit Fazliun, pret Kenan Haxhihamza.

4′ Mesfushori i Gjilanit, Gerhard Progni gjuan, por nuk e mposht portierin Florian Smakiqi.

1' Nis ndeshja

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Thaqi, Islami, Hoxha, Bojku, Krkotic, Dabiqaj, Fazliu, Hoti, Da Silva. Trajner: Dejan Vukiçeviq

Gjilani: Haxhihamza, Veliu, Kastrati, Ferreira, Frasheri, Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Greca, Busic.Trajner: Gentijan Mezani.

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Alban Shala

 

Llapi - Trepça '89 4:1

Përfundon ndeshja

GOL: 88’ Llapi e shënon edhe golin e katërt me sulmuesin Muhamed Hyseni i cili gjuan bukur brenda zonës dhe realizon për 4:1

GOL: 76' Llapi e realizon edhe golin e tretë me Labinot Osmanin

GOL: 71' Llapi e përmbys rezultatin në 2:1. Benjanim Emini e ka shënuar golin e dytë për ekipin e trajnerit Tahir Batatina

GOL: 66' Llapi barazon me sulmuesin Labinot Osmani i cili realizon gol të bukur me goditje nga distanca

55’ Skuadra e Llapit është e pafat. Blendi Memaj ndodhet mirë në zonë, godet bukur, por topi përfundon në shtyllë

51’ Trepça ’89 lëshon mundësi të madhe, Traore nuk ia del në fund ta dërgon topin në rrjetë

51' Dukagjini e kërkon edhe golin e dytë me Altin Merlakun. Nuk ka gol të dytë në Klinë pasi që goditjen e tij e neutralizon Petrit Tahiri

46’ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

33' Rast ideal për llapjanët, Mërgim Pefqeli gjuan brenda zonës, pret Arben Beqiri

26' Llapi tenton ta barazojë rezultatin me sulmuesin Labinot Osmani. Goditja e tij nuk e gjenë portën

9′ Sulmuesi i mitrovicasve, Arb Manaj tenton me kokë, por topi shkon jashtë

GOOL: 1’ Trepça ’89 kalon në avantazh me golin e realizuar nga Muharrem Jashari pas një aksioni fantastik të mysafirëve, 0:1

1' Nis ndeshja

Llapi: Ademi, Emini, Prençi, Mujkiç, Selmani, Ramadani, Maliqi, Memaj, Pefqeli, Veliu, Osmani. Trajner: Tahir Batatina

Trepça ’89: Beqiri, Asare, Pira, Statovci, Jeanjacques, Maloku, Jashari, Traore, Emini, Rusi, Manaj. Trajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Dardan Çaa, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Gramos Shala

 

Dukagjni - Vushtrria 1:0

Përfundon ndeshja 

66’ Vendasit e kërkojnë edhe golin e dytë me Altin Llogën, i cili gjuan pranë portës

55' Vushtrria e kërkon golin me Matheus i cili nuk tregohet i saktë duke goditur mbi portë

46’ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

39’ Lushaku i Vushtrrisë lëndohet gjatë një dueli në ajër, ai lëshon fushën me lot në sy

GOL: 17’ Dukagjini kalon në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Altin Merlaku. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtjes udhëtuese.

11' Provon Dukagjni me Altin Merlokun, por godtija e tij me kokë përfundon në duart e portierit Petrit Tahiri

1' Nis ndeshja

Dukagjini: Neziri, Gojani, Palushaj, Musa, Mustafa, Beqiri, Jashanica, Lloga, Milicaj, Merlaku, Demiri. Trajner: Xhengis Rexhepi.

Vushtrria: Tahiri, Lushaku, Halimi, Hoxhaj, Istrefi, Ahmeti, Zabërgja, Shala, Lamçja, De Souza, De Paual. Trajner: Antonio Toma

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi, Arben Halilaj