Albin Kurti për fitoret e Kosovës dhe të Shqipërisë: Zemra mal mu bë, s’kanë faj ekipet që jemi të ndarë, por …

Albin Kurti për fitoret e Kosovës dhe të Shqipërisë: Zemra mal mu bë, s’kanë faj ekipet që jemi të ndarë, por …

Sport October 17, 2019 - 23:16
Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili së fundmi i fitoi zgjedhjet në Kosovë, nuk e fsheh gëzimin për fitoret e fundit të Përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

I ftuar në “Real Story” në "News24", Kurti tha se do ishte mirë që dy vendet tona të kishin një ligë të përbashkët futbolli.

“Kam qenë dhe në ndeshjen me Malin e Zi. Kësaj radhe 6-0 Kosova dhe Shqipëria. Zemra mal mu bë. Mirë do ishte të kishim një ligë të përbashkët. Të fitojnë sa më shumë këto ekipe. Nuk kanë faj ekipet që jemi të ndarë por politika”, tha Kurti.