Një tjetër futbollist shqiptar në Fenerbahçe, Vedat Muriqit i bashkohet ylli i Kosovës te gjiganti turk
FOTO: Laura Hasani

Një tjetër futbollist shqiptar në Fenerbahçe, Vedat Muriqit i bashkohet ylli i Kosovës te gjiganti turk

Sport October 17, 2019 - 10:53
Detajet

Stafi teknik i Fenerbahçes ndoqi ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi ku “Dardanët” triumfuan me rezultat 2:0, derisa në fokusin kryesor ishte Florent Hadërgjonaj, futbollisti i Huddersfield.

Fenerbahçe tashmë ka nisur punën që ta ndërtojë skuadrën për edicionin e ardhshëm, shkruan Zëri.info.

Siç raporton “Hurriyet”, gjiganti turk ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës Florent Hadërgjonaj.

Fenerbahçe e cila ka në përbërje sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, i ka bërë përshtypje edhe paraqitja e mirë e Hadërgjonajt ndaj Malit të Zi.

Për shkak se Isla dhe Dirar priten të largohen nga Fenerbahçe, krahu i djathtë te Fenerbahçe mund të mbulohet mjaft mirë nga ‘tigri’ deçanas Florent Hadërgjonaj.

Ndryshe, Hadërgjonaj ndaj Malit të Zi ka luajtur në krahun e djathtë të mesfushës dhe jo në mbrojtje - pozicionin e tij natyral - por 'eksperimenti i trajnerit Bernard Challandes rezultoi të jetë i qëlluar./Zëri.info

Image