Ylli italian: Jam një përzierje mes Pirlos e Gattusos

Ylli italian: Jam një përzierje mes Pirlos e Gattusos

Sport October 15, 2019 - 23:38
Detajet

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali bëri sot debutimin e tij me Italinë, derisa u shpreh se ai e sheh veten si një përzierje mes Andrea Pirlos e Gennaro Gattusos, transmeton zeri.info

19-vjeçari hyri si zëvendësues në fitoren 5:0 të Italisë ndah Lihtenshtajnit.

“U ndjeva mrekullueshëm sepse jo të gjithë luajnë për kombëtaren”, ka deklaruar Tonali.

Futbollisti i Brescias është krahasuar me Andrea Pirlon, Daniele De Rossin e Gennaro Gattuson. Por, si e sheh ai veten?

“Është vështirë të zgjedhësh mes këtyre kampionëve. Nodhta një përzierje mes atyre të gjithëve do të ishte e përkryer. Them se ka ngjashmëri me Pirlon në një mënyrë, por unë gjithashtu kam një kurajë të madhe, kështu që më shumë Gattuso”, u shpreh ai./Zëri