Yjet e huaj të Juventusit, UEFA fut në listë edhe legjendën shqiptare

Yjet e huaj të Juventusit, UEFA fut në listë edhe legjendën shqiptare

Sport October 15, 2019 - 23:08
Detajet

Në një listë të veçantë me sulmuesit e huaj që kanë shënuar më shumë gola, të cilët kanë qenë pjesë te Juventusi, pjesë është edhe legjenda shqiptare, Riza Lushta.

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica, në një karrierë të gjatë në Itali, pasi e nisi me Tiranën, ishte pjesë e Juventusit në sezonet 1940-1945. Në këto vite, Lushta arriti që të shënonte edhe plot 56 gola.

Në listën me të dhënat e publikuara nga UEFA, Lushta është i dhjeti me shifrën e golave të shënuar, ndërsa sipër tij renditen emra të njohur si Higuain, Nedved, Dybala, Platini, Hansen, Charles, Orsi apo Sivori.

Vendin e parë, me 171 gola të shënuar nga golashënuesit e huaj te Juventusi, e mban francezi David Trezeguet.

Image

Image