Spanja i shpëton humbjes, barazon me Suedinë

Spanja i shpëton humbjes, barazon me Suedinë

Sport October 15, 2019 - 22:37
Detajet

Spanja i ka shpëtuar humbjes në udhëtim te Suedia, duke barazuar në minutat e fundit të takimit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Spanjollët barazuan në udhëtim te suedezët me rezultatin 1:1 dhe e siguruan kështu kualifikimin në Evropian. 

Marcus Berg shënoi në minutën e 51-të për vendasit, të cilët dukej sikur po shkonin drejt 3 pikëve shumë të vlefshme.

Por, Spanja arriti që ta barazojë rezultatin në minutat e fundit të takimit më anë të Rodrigos./Zëri

Image