Mediumi malazez demoralizon Malin e Zi, e krahason Kosovën me këtë gjigant të futbollit botëror
FOTO: Laura Hasani

Mediumi malazez demoralizon Malin e Zi, e krahason Kosovën me këtë gjigant të futbollit botëror

Sport October 14, 2019 - 23:46
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova regjistroi fitore kundër Malit të Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Image

Pas ndeshjes, mediumi malazez "Vijesti.me" ka befasuar me shkrimin e saj.

"Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë - sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë", ka shkruar "Vijesti.me".

Ndryshe, Mali i Zi ka humbur gjasat për kualifikim dhe renditet në fund me tri pikë./Zëri.info

Image