De Biasi këshillon Napolin: Hysaj është një trashëgimi, ruajeni!

De Biasi këshillon Napolin: Hysaj është një trashëgimi, ruajeni!

Sport October 14, 2019 - 19:07
Detajet

Starti i këtij sezoni nuk ka qenë ashtu siç pritej për Napolin. Të kaltrit, në shtatë javët e para të kampionatit, kanë mbledhur 13 pikë, dhe kanë një diferencë prej 6 pikësh me Juentusin kryesores.

Nga lojtarët prej të cilëve pritej më shumë, janë Lorenco Insinje dhe Elseid Hysaj, dhe për ta, është ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili ka edhe komentin e tij, teksa flet për “Radio Marte”.

INSINJE – Zakonisht lojtarët bëjnë mirë me klubin, dhe kanë disi probleme të përshtaten me ekipin kombëtar. Por, e kundërta po i ndodh atij. Besoj se tek Napoli mund të ketë disa probleme, edhe pse nuk i di të çfarë natyre janë. Mendoj, gjithsesi, se ata mund t’i zgjidhin.

HYSAJ – Hysaj është një trashëgimi për Napolin. Ata duhet ta mbrojnë e ta ruajnë atë. Hysaj ka dhënë gjithnjë kontributin e tij për atë ekip./Panorama