'Kosova do ta ketë të vështirë sonte, kualifikimi do të ishte ëndërr e bërë realitet'

'Kosova do ta ketë të vështirë sonte, kualifikimi do të ishte ëndërr e bërë realitet'

Sport October 14, 2019 - 18:55
Detajet

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar Erdin Hashani dhe futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha janë të ftuar në emisionin '90 Plus', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Kosova dhe Mali i Zi përballen mes vete sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë nga ora 20:45.

Trajneri i Dardanës Erdin Hashani ka thënë se ndeshja e sotme do të jetë e vështirë për Kosovën.

Image

"Do të jetë e vështirë, ngarkesa psiqike është e madhe", tha Hashani në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Dëshira sa më e madhe që me arrit te goli, mund të sjell gabime", vlerësoi Hashani.

"Kualifikimi në Kampionatin Evropian do të ishte ëndërr e bërë realitet, por edhe nëse nuk bëhet, atëherë nuk ka asgjë të keqe. Këta djem janë të ri dhe pritet shumë prej tyre", shtoi Hashani./Zëri.info