Hoxha tregon dallimet mes Superligës së Kosovës dhe Shqipërisë

Hoxha tregon dallimet mes Superligës së Kosovës dhe Shqipërisë

Sport October 14, 2019 - 18:41
Detajet

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar Erdin Hashani dhe futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha janë të ftuar në emisionin '90 Plus', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Feronikeli e ka nisur në formë 'mikse' këtë edicion në Superligën e Kosovës, raporton Zëri.info.

Klubi nga Drenasi ka emëruar trajner malazezin Dejan Vukiçeviq, derisa momentalisht renditet në vendin e pestë, katër pikë larg liderit Ballkanit.

Futbollisti Yll Hoxha në mes të tjerash ka folur edhe për dallimet mes Superligës së Kosovës dhe Shqipërisë.

"Ka pasur ngritje të madhe të cilësisë në Superligën e Kosovës", tha Hoxha në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Megjithatë, ka ende dallime. Superliga shqiptare është ende një nivel më lart", vlerësoi Hoxha.

"Ata janë edhe më lart në nivelin e infrastrukturës", shtoi Hoxha./Zëri.info