Yll Hoxha paralajmëron rivalët e Feronikelit, tregon synimin e madh të drenicasve

Yll Hoxha paralajmëron rivalët e Feronikelit, tregon synimin e madh të drenicasve

Sport October 14, 2019 - 18:38
Detajet

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar Erdin Hashani dhe futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha janë të ftuar në emisionin '90 Plus', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Feronikeli e ka nisur në formë 'mikse' këtë edicion në Superligën e Kosovës, raporton Zëri.info.

Klubi nga Drenasi ka emëruar trajner malazezin Dejan Vukiçeviq, derisa momentalisht renditet në vendin e pestë, katër pikë larg liderit Ballkanit.

Futbollisti Yll Hoxha është optimist për mbrojtjen e titullit këtë edicion.

"Çdo trajner që vjen e ka filozofinë e vetë", tha fillimisht Hoxha në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Jemi edhe këtë edicion për ta mbrojtur titullin, kam besim për këtë", vlerësoi Hoxha.

"Nuk ka pasur ndryshime në skuadër, është ruajtur boshti. Mendoj se tani është vetëm fillimi dhe gjithçka është e hapur", shtoi Hoxha./Zëri.info