Me spektaklin kundër Çekisë, UEFA paralajmëron Malin e Zi për ndeshjen me Kosovën

Me spektaklin kundër Çekisë, UEFA paralajmëron Malin e Zi për ndeshjen me Kosovën

Sport October 14, 2019 - 18:27
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë sonte njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Image

Me tetë pikë të tubuara, Kosova ka ende mundësi të madhe të kualifikohet në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm, derisa moemntalisht 'Dardanët' janë katër pikë larg dhe me një ndeshje më pak se vendi i dytë Çekia.

Për UEFA-n, kjo ndeshje nuk duhet të humbet sonte në 'Fadil Vokrri'.

Përmes një shkrimi në rrjetin social 'Twitter', UEFA ka publikuar përmbledhjen e ndeshjes paraprake mes Kosovës dhe Çekisë të zhvilluar në muajin e kaluar në Prishtinë./Zëri.info