Fazliu: Ky mbrojtës i Kosovës do të shënojë sonte

Fazliu: Ky mbrojtës i Kosovës do të shënojë sonte

Sport October 14, 2019 - 17:49
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon njërën nga ndeshjet me të rëndësishme në eliminatoret për kampionatin Evropian. Përfaqësuesja jonë ballafaqohet me Malin e Zi dhe në rast fitoreje i hapet rruga për kualifikim, shkruan Zëri.info.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, stadiumi do të jetë përplot, derisa të gjithë po presin fitoren e Kosovës.


Sulmuesi i Feronikelit, Astrit Fazliu po pret fitore të Kosovës nga kjo ndeshje derisa gjatë bisedës për Zëri.info, ka parashikuar edhe shënuesit e Kosovës.

“Është një ndeshje jo e lehtë dhe është normale pasi në këto kompeticione nuk ka ndeshje të lehta. Mirëpo, me formën që është duke kaluar Kombëtarja jonë besoj se do t’ja dal të fitojë”, ka thënë Fazliu për Zëri.info duke shtuar.

“Besoj shumë se në këtë takim do të shënojë gol mbrojtësi Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi” ka përfunduar Fazliu./Zëri.info