Kërkesa e madhe e Hadërgjonajt në prag të ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Kërkesa e madhe e Hadërgjonajt në prag të ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Sport October 14, 2019 - 17:43
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njëren prej dueleve më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi i Kosovës Florent Hadërgjonaj ka kërkuar mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë në prag të ndeshjes së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", mbrojtësi i Huddersfield Twon ka shkruar:

"Sonte, më shumë se kurrë na duhet përkrahja. Forca Kosova"./Zëri.info