Ilir Meta takohet me Ramush Haradinajn dhe gruan e tij, shkruan për ndeshjen Kosovë - Mali i Zi

Ilir Meta takohet me Ramush Haradinajn dhe gruan e tij, shkruan për ndeshjen Kosovë - Mali i Zi

Sport October 14, 2019 - 17:20
Zbuloni detajet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar Përfaqësueses së Kosovës fitore në ndeshjen e sotme ndaj Malit të Zi që zhvillohet në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45, raporton Zëri.info.

Ai e ka bërë një gjë të tillë pas një takimi që kishte me Ramush Haradinajn dhe gruan e tij Anitën.

Po ashtu ai në këtë postim është shprehur i lumtur edhe që ka takuar Anita dhe Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

I lumtur të takohesha sot me Ramush dhe Anitën te “Mrizi i zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot”.