Mediumi serb: Dejan Savicevic u përkul para varrit të Fadil Vokrrit para ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Mediumi serb: Dejan Savicevic u përkul para varrit të Fadil Vokrrit para ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Sport October 14, 2019 - 17:18
Detajet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi Dejan Savicevic ka bërë homazhe te varri i Fadil Vokrrit në Prishtinë para ndeshjes Kosovë - Mali i Zi në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Savicevic vizitoi varrin e futbollistit legjendar, ish-reprezentuesit të ish-Jugosllavisë dhe legjendës së Partizanit të Beogradit, shkruan mediumi serb 'Telegraf', përcjell Zëri.info.

Tutje, mediumi serb e cilëson Vokrrin legjendë të Partizanit, derisa shkruan se ai ishte në krye të FFK-së deri kur ndërroi jetë.

Image

Në vizitën e tij, Savicevic ka thënë se Vokrri ka qenë një mik i shkëlqyeshëm për të, derisa ka shtuar se i vjen keq që nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij.

"Nuk mund të merrja pjesë në funeralin e Fadil Vokrrit pasi isha në kongresin e FIFA-s, kështu që e shfrytëzova mundësinë tani. Ishim miq të mirë dhe kemi punuar shumë mirë", ka thënë Savicevic në mes të tjerash.

Ndryshe, ndeshja Kosovë - Mali i Zi zhvillohet sonte nga ora 20:45./Zëri.info