Manchester Unitedi shumë pranë transferimit të Mario Mandzukic

Manchester Unitedi shumë pranë transferimit të Mario Mandzukic

Sport October 14, 2019 - 17:05
Detajet

Manchester Unitedi është shumë afër që ta finalizojë marrëveshjen me Juventusin për transferimin e Mario Mandzukic në janar.

'Djajtë e Kuq' janë të bindur se mund ta arrijnë transferimin për dhjetë milionë euro, derisa Juventusi gjithashtu synon shitjen e veteranit kroat, shkruan Zëri.info.

Mandzukic pritet të nënshkruajë kontratë 18-mujore me Manchester Unitedin me një pagë vjetore prej 4.4 milionë euro.

"Djajtë e Kuq" kanë dështuar të shënojnë më shumë se një gol në një ndeshje që prej fitores 4:0 ndaj Chelseat në javën hapëse të këtij edicioni në Premierligë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani renditet në vendin e 12-të në tabelë dhe problemet në fazën e sulmit janë të mëdha.

Mandzukic nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion në Serie A derisa është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për Ligën e Kampionëve./Zëri.info