Kapiteni i Prishtinës parashikon ndeshjen Kosova – Mali i Zi: Këta lojtarë shënojnë

Kapiteni i Prishtinës parashikon ndeshjen Kosova – Mali i Zi: Këta lojtarë shënojnë

Sport October 14, 2019 - 16:45

Kosova sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillon njërën nga ndeshjet me të rëndësishme në histori të saj. Përfaqësuesja jonë ballafaqohet me Malin e Zi dhe në rast fitoreje i hapet rruga për kualifikim, shkruan Zëri.info.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, stadiumi do të jetë përplot pa asnjë vend të lirë, derisa të gjithë po presin fitoren e Kosovës.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi në një bisedë për Zëri.info ka parashikuar sfidën e sotme.


”Së pari shpresoj shumë të fitojmë pasi është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Thaqi duke dhënë më pas rezultatin e mundshëm.

“2:1 mendoj se do të jetë rezultati për Kosovën ndërsa golat do t’i shënojnë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi”, ka përfunduar Thaqi./Zëri.info

Image