Mediumi turk: Tottenhami, Atletico Madridi dhe Lazio do ta vëzhgojnë nga afër sulmuesin e Kosovës kundër Malit të Zi

Mediumi turk: Tottenhami, Atletico Madridi dhe Lazio do ta vëzhgojnë nga afër sulmuesin e Kosovës kundër Malit të Zi

Sport October 14, 2019 - 16:46
Detajet

Tottenhami raportohet se është duke e vazhduar interesimin për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Fenerbahçes Muriqi është bërë njëri prej futbollistëve më të kërkuar këtë vit, por që klubet e interesuara do ta kenë të vështirë ta transferojnë atë së shpejti, shkruan Zëri.info.

25-vjeçari u largua nga Çaykur Rizespori këtë verë për të kaluar te Fenerbahçe pasi shënoi 17 gola dhe dhuroi tetë asistime edicionin e kaluar.

Image

Futbollisti prizrenas e ka nisur mbarë edhe me Fenerbahçen duke shënuar tre gola në shtatë ndeshjet e para në Turqi.

Tottenhami e ka vëzhguar Muriqin në shumë raste këtë edicion, me 'Sabah' që raportonte muajin e kaluar se klubi londinez e ka përcjellur nga afër në ndeshjen Kosovë - Çeki.

Tani 'Aksam' raporton se Tottenhami do ta vëzhgojë nga afër Muriqin sonte në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, derisa edhe Atletico Madridi dhe Lazios do ta bëjnë të njejtën gjë.

Image

Megjithatë, sipas mediumit të sipërpërmendur turk, Muriqi dëshiron të mbetet të paktën për dy vite te Fenerbahçe para se ta sfidojë veten me ndonjë aventurë evropiane.

"Unë do të qëndroj të paktën dy vite në Fenerbahçe. Dua të shkoj në Evropë si sulmues i klasit botëror", ka thënë Muriqi./Zëri.info