Deputeti në ardhje nga Vetëvendosje shpjegon mënyrat se si mund të ndalet 'mashtrimi' me biletat e ndeshjeve të Kosovës

Deputeti në ardhje nga Vetëvendosje shpjegon mënyrat se si mund të ndalet 'mashtrimi' me biletat e ndeshjeve të Kosovës

Sport October 14, 2019 - 16:33
Detajet

Për shkak të shitjes së shpejtë të biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, ka pasur shumë shqetësime dhe ankesa në mesin e të interesuarve.

Shumë prej tyre nuk e kanë ende të qartë se si mbi 12 mijë bileta mund të shiten brenda dhjetë minutash duke aluduar në keqpërdorime, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, deputeti në ardhje nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka shpejguar mënyrat se si mund të dalë e vërteta në 'pah'.

Image

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Murati ka shpjeguar dy mënyra shumë të lehta se si mund t'i zgjidhet ky problem.

Shkrimi i plotë i Hekuran Muratit:

"Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves.

Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:
1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe
2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise

Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta"./Zëri.info