Shkrimtari britanik sonte në 'Fadil Vokrri', ka disa fjalë interesante para ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Shkrimtari britanik sonte në 'Fadil Vokrri', ka disa fjalë interesante para ndeshjes Kosovë - Mali i Zi

Sport October 14, 2019 - 16:27
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njëren prej dueleve më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Në tribunat e stadiumit do të jetë prezent sonte edhe shkrimtari britanik James Montague.

Montague, i cili ka shkruar tre libra, kryesisht për sportin, është shprehur i entuziazmuar që do të jetë në stadium sonte për ta shikuar ndeshjen Kosovë - Mali i Zi.

"Vizita e parë në këtë vend që prej stadiumi ishte duke u ri-ndërtuar dhe emëruar për nder të presidentit të ndjerë të FFK-së dhe legjendës së Partizanit të Beogradit Fadil Vokrri, sonte Kosovë - Mali i Zi", ka shkruar Montague në "Twitter"./Zëri.info