Suspendohet futbolli në Kataluni

Suspendohet futbolli në Kataluni

Sport October 14, 2019 - 15:46
Detajet

Federata e Futbollit Katalanas ka suspenduar të gjitha ndeshjet në këtë rajon të hënën pas arrestimit të nëntë liderëve separatistë katalanas, transmeton zeri.info

Gjykata Supreme e Spanjës i dënoi liderët për shkak të rolit të tyre në referendumin për pavarësi në 2017-n, shkruan “BBC”.

Federata thotë se suspendimi është bërë në shenjë solidariteti për liderët dhe familjet e tyre dhe përfshin të gjitha ndeshjet zyrtare të futbollit dhe të futsallit.

Kjo nuk përfshin La Ligën apo ekipin kombëtar të Spanjës./Zëri