Ruiz zbulon pamjen e re derisa përgatitet për rimeçin ndaj Joshuas

Ruiz zbulon pamjen e re derisa përgatitet për rimeçin ndaj Joshuas

Sport October 14, 2019 - 14:12
Detajet

Andy Ruiz Jr e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm në rimeçin mes tyre më 7 dhjetor në Srabinë Saudite, transmeton zeri.info

Meksikani ishte parë si pa gjasa në meçin ndaj Joshuas në qershor për shkak të peshës së madhe të tij, por befasoi duke e mposhtur britanikun.

Tani dyshja do të përballen përsëri dhe Ruiz ka premtuar një natë edhe më të fortë.

“Unë kam shumë respekt për Anthonyn, jashtë ringut ai është nj neri shumë i mirë. Por, brenda ne nuk jemi miq, nuk ka respekt apo ndonjë gjë”, tha ai.

“Unë do të arrij në gjendje më të mirë, më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm”, shtoi Ruiz Jr./Zëri

Image