Pronari i Torinos: Më shumë i kam dhuruar Napolit për blerjen e këtij lojtari sesa që i kam dhënë ndonjëherë gruas sime

Pronari i Torinos: Më shumë i kam dhuruar Napolit për blerjen e këtij lojtari sesa që i kam dhënë ndonjëherë gruas sime

Sport October 14, 2019 - 12:58
Detajet

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo mendon se ai ka paguar më shumë se që duhet për blerjen e sulmuesit Simone Verdi nga Napoli, transmeton zeri.info

Torino e mori lojtarin në momentet e fundit të afatit kalimtar gjatë muajit të kaluar.

“Ne përfunduam të shtatit dhe e zgjodhëm menjëherë Verdin”, ka deklaruar Cairo.

“Ne konsideruam edhe disa opsione të tjera, por Verdi ishte i zgjedhuri jonë. Ne e morëm atë në minutat e fundit të afatit kalimtar, duke bërë një përpjekje të madhe. Sidoqoftë, unë i dhatë (Napolit) në dhuratë prej 22 milionë eurosh që kurrë nuk ia kam dhënë gruas sime”, u shpreh ai./Zëri