Mediumi zviceran shkruan për përplasjen që patën Zhegrova e Kololli

Mediumi zviceran shkruan për përplasjen që patën Zhegrova e Kololli

Sport October 14, 2019 - 12:41
Detajet

Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar për përplasjen që patën Edon Zhegrova e Bejanim Kololli mes tyre para disa ditësh në stërvitje, transmeton zeri.info

“Lojtarët e FC Zurichit dhe Baselit përplasen me njëri-tjetrin”, është titulli i mediumit zviceran.

“Në video mund të shihet se si Kololli e tërheq së pari Zhegrovën dhe pastaj e shtyn. Zhegrova ia kthen, kundërpërgjigjet dhe bashkëlojtarët duhet të ndërhyjnë për t’i ndarë dy sherrxhinjtë”, shkruan “Blick”.

Sidoqoftë, ditën tjetër dyshja i zgjidhën problemet dhe u panë duke qëndruar së bashku në fushë gjatë stërvitjes, shkruan zeri.info

Image

Kujtojmë, se Kosova luan sonte ndaj Malit të Zi në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian./Zëri