Boksieri që ra në koma pas meçit është në gjendje kritike

Boksieri që ra në koma pas meçit është në gjendje kritike

Sport October 14, 2019 - 12:28
Detajet

Patrick Day është ende në koma pas nokautit që e pësoi në humbjen ndaj Charles Conwellit, transmeton zeri.info

Madje, mediet amerikane raportojnë se ai është në gjendje serioze.

“Patrick Day ka pësuar një lëndim traumatik në tru gjatë meçit të tij mbrëmjen e së shtunës. Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin ‘Northwestern Memorial’ kur ai iu nënshtrua një operimi emergjent”, ka thënë një zyrtar nga kompania përfaqësuese e boksierit.

“Që prej të shtunës mbrëma, Patrick është në koma e shkaktuar nga lëndimi. Ai është në një gjendje jashtëzakonisht kritike”, ka shtuar ai./Zëri

Image