Ryan Giggs për rrëzimin e lojtarit të tij: Ai po aktronte

Ryan Giggs për rrëzimin e lojtarit të tij: Ai po aktronte

Sport October 14, 2019 - 12:18
Detajet

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka deklaruar se lojtari i tij, Daniel James nuk u rrëzua pa ndjenja në sfidën ndaj Kroacisë, por ai aktroi, transmeton zeri.info

Mesfushori i Manchester Unitedit dukej se kishte rënë pa ndjenja në tokë pas përplasjes në ajër me kroatin Domagoj Vida.

Lojtarët dhe gjyqtari menjëherë shkuan te James dhe ftuan ekipin mjekësor që të kujdesej për të.

Image

James mori një trajtim prej disa minutash në fushë para se ta lëshonte dhe të kthehej shpejt në të.

“Daniel James u rrëzua dhe qëndroi poshtë me pak aktrim”, ka deklaruar Giggs./Zëri