Ibrahimovic është i vetmi që mund ta shpëtojë Unitedin

Ibrahimovic është i vetmi që mund ta shpëtojë Unitedin

Sport October 14, 2019 - 12:00
Detajet

Ish-futbollisti uellsian, Clayton Blackmore thotë se Zlatan Ibrahimovic është i vetmi njeri që është në gjendje ta shpëtojë edicionin e Manchester Unitedit. Blackmore i ka bërë thirrje klubit anglez që ta mendojë rikthimin në skuadër të ish-reprezentuesit suedez, transmeton zeri.info 

Sulmuesi i LA Galaxyt kishte kaluar një kohë mjaft të mirë në “Old Trafford” gjatë edicionit 2016/2017 nën udhëheqjen e Jose Mourunhos. Ai kishte regjistruar 28 gola në të gjitha garat para se të një lëndim t’ia mbyllte edicionin. Ai u largua nga Anglia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mars të vitit 2018, derisa tashmë është duke shkëlqyer në ligën amerikane pavarësisht se është 28-vjeçar.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Blackmore beson se Ibrahimovici është ende i aftë që ta kryejë punën e tij në Premierligë dhe i ka bërë thirrje klubit anglez që ta mendojë nënshkrimin e sulmuesit.

“Neve po ma mungon një njeri në qendër dhe e vetmja gjë që do ta shpëtojë neve këtë edicion është Ibrahimovici. Ai e ka emrin e tij dhe ai është ndoshta qendërsulmuesi më i mirë që mund të keni”, ka deklaruar Blackmore.

“Ai është 195 centimetra i gjatë, ai e ka rripin e zi dhe ai i shfrytëzon rastet e tij ndaj kujtdo. Ai ende po shënon gola gjithashtu. Ne kemi hequr aq shumë sulmues të mirë – Rooney iku, Van Persie iku, shumë prej tyre. Këta lojtarë kanë shkuar, por nuk janë zëvendësuar. Rikthimi i Ibrahimovicit nuk është i pamenduar. Ai nuk vrapon, por nuk ka nevojë sepse është aq i mirë. Nuk ekzistojnë shumë lojtarë që mund të ecin në fushë dhe ta kontrollojnë ndeshjen, por kur ai ishte këtu më herët, ne fituam tituj me të, kur ai ishte në formë. Ne duhet të provojmë dhe ta marrim atë në janar apo kurdo që mundemi sepse ai mund ta udhëheqë sulmin. Marrja e Lewandowski do të ishte e përkryer gjithashtu. Kjo është padyshim një kërkesë e madhe, por ai gjithashtu është një prej lojtarëve që klubit i nevojitet. Po, ai është pak i vjetër, por ai është lloji i lojtarët që mund të ndihmojë fëmijët”, ka shtuar uellsiani./Zëri