Challandes me shumë ndryshime në formacion, kështu mund të duket Kosova nesër

Challandes me shumë ndryshime në formacion, kështu mund të duket Kosova nesër

Sport October 13, 2019 - 11:33

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër zhvillon ndeshjen vendimtare në eliminatoret për kampionatin Evropian ku ndeshet me Malin e Zi.

Sfida zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe po pritet me shumë kureshtje nga adhuruesit e futbollit, shkruan Zëri.info.

Trajneri Bernard Challandes në sfidën e nesërme pritet të sjellë shumë ndryshime në ekip nga ai që u paraqit të enjten ndaj Gjibraltarit.

Në formacionin bazë pa asnjë dyshim do të rikthehen, Rashica, Muriqi, Rrahmani, Celina e Aliti, derisa në dilemë mbetet mesfusha dhe vija e majtë e fushës ku konkurrencë e madhe është mes Anel Rashkajt me Herolind Shalën dhe Kololli-Vojvoda-Paqarada. Një ndryshim tjetër mund të jetë ai me Elbasan Rashanit dhe Edon Zhegrovës, ku duket se Rashani ka më shumë gjasa të luajë titullar.

Nga stërvitjet e fundit duket se Rashkaj dhe Kololli kanë përparësi më të madhe sesa konkurrentët tjerë.

Kështu mund të duket formacioni i Kosovës:

Image