Pasi befasoi Holandën, ja çfarë bëri Kosova me Slloveninë

Pasi befasoi Holandën, ja çfarë bëri Kosova me Slloveninë

Sport October 12, 2019 - 15:09
Detajet

Kosovën U17 nuk e ka përcjellë fati ashtu siç e përcolli në sfidën me kampionin e Evropës, Holandën kur luajti baras 1:1.

Djelmoshat e Besnik Kollarit janë mposhtur sot në sfidën e dytë të grupit 12 nga Sllovenia me rezultat 2:0.

Sllovenët shënuan me Sesko në minutën e 12-të të takimit për epërsinë fillestare të tyre, shkruan Zëri.info.

Kurse në minutën e 63-të, Hoti i Kosovës mori kartonin e dytë të verdhë për ta lënë kombëtaren me një lojtar më pak në fushë.

Nga ky moment sllovenët filluan sulmet ndaj portës dardane dhe na ndëshkuan në minutën e 85-të me Zejsek, ishte ky goli që mbylli këtë takim të dytë të Kosovë.

Ndeshjen e fundit Kosova do ta zhvilloj pas tre ditësh ndaj Uellsit që në ndeshjen e parë ka fituar ndaj Sllovenisë./Zëri.info