Humbje që dhemb shumë për Shqipërinë, kjo është renditja tabelore në grupin H

Humbje që dhemb shumë për Shqipërinë, kjo është renditja tabelore në grupin H

Sport October 11, 2019 - 22:51
Detajet

Turqia i ka shkaktuar humbje të hidhur Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin H, të zhvilluar në Stamboll, Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Në një ndeshje tensionuese në 'Ulker' ku u dhuruan tetë kartona të verdhë, turqit kanë triumfuar me golin e shënuar nga Cenk Tosun në minutën e 90-të të ndeshjes.

Vlen të përmendet se edhe Shqipëria kishte raste të mira për shënim, ku duhen cekur rastet e Rei Manajt.

Me këtë humbje, Shqipëria ka shuar gjasat për kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, djelmoshat e Edy Rejas renditen në vendin e katërt me nëntë pikë, nëntë më pak se vendi i dytë të cilin e mban Franca./Zëri.info

Image