Rastet e shpërdorura penalizojnë Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë humbje të pamerituar në Stamboll

Rastet e shpërdorura penalizojnë Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë humbje të pamerituar në Stamboll

Sport October 11, 2019 - 22:45
Detajet

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje të hidhur përballë Turqisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin H, të zhvilluar në Stamboll, vendasit kanë arritur ta mposhtin Shqipërinë me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Në një ndeshje tensionuese në 'Ulker' ku u dhuruan tetë kartona të verdhë, turqit kanë arkëtuar tri pikë të rëndësishme.

Image

Golin e vetëm dhe të fitores për Turqinë e shënoi Cenk Tosun në minutën e 90-të të ndeshjes.

Vlen të përmendet se edhe Shqipëria kishte raste të mira për shënim, ku duhen cekur rastet e Rei Manajt.

Image

Me këtë humbje, Shqipëria ka shuar gjasat për kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'./Zëri.info

Image