Tabela në grupin e Kosovës pas fitores së 'çmendur' të Çekisë dhe barazimit në Podgoricë

Tabela në grupin e Kosovës pas fitores së 'çmendur' të Çekisë dhe barazimit në Podgoricë

Sport October 11, 2019 - 22:40
Detajet

Republika e Çekisë ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, të zhvilluar në Pragë, vendasit kanë arritur ta mposhtin gjysmëfinalistin e Kupës së Botës me rezultat të ngushtë 2:1, raporton Zëri.info.

Fillimisht, Harry Kane ia dhuroi epërsinë anglezëve në minutën e gjashtë të ndeshjes nga pika e bardhë.

Por, çekët u rikthyen në lojë vetëm pas tre minutash duke shënuar përmes Brabec, teksa Ondrasek shënoi golin e fitores në minutën e 85-të të ndeshjes.

Image

Padyshim, kjo fitore e Republikës së Çekisë i prish punë Kosovës, e cila nga vendi i tretë priste rezultat pozitiv nga Anglia sonte.

Me fitoren e sontme, çekët mbeten në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe lideri Anglia.

Kurse, Mali i Zi dhe Bullgaria mbeten në vendet e fundit me nga tre pikë.

Ndryshe, nga ana tjetër, ndeshja e zhvilluar në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Bullgarisë u mbyll pa gola 0:0./Zëri.info

Image