Ujkani ka disa fjalë për tifozët pasi mbajti portën e paprekur

Ujkani ka disa fjalë për tifozët pasi mbajti portën e paprekur

Sport tetor 10, 2019 - 20:54

Edhe pse nuk entuziazmoi shumë me lojën në fushë, Kosova ka marrë një fitore të rëndësishme në testin e fundit para ndeshjes që të hënën e zhvillon ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Evropian.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani që kthehet në portë si titullar pas një kohe të gjatë mungese, pasi ajo po i besohet Arjanet Muriqit, ka thënë se sonte ishte shumë e rëndësishme që porta të mbetet e paprekur, shkruan Zëri.info.

“E rëndësishme ka qenë mos të pranomë gol, pas asaj që ndodhi me Anglinë. Ne e kemi ditur se Gjibraltari do të vijë për t’u mbrojtur. Në lloje të tilla ndeshjesh, ose fiton 1:0 ose 5:0, por edhe mund të humbash krejt”, ka thënë Ujkani për Supersport Kosova i cili falënderon publikun që ishte në numër të madh ani pse ishte vetëm një ndeshje miqësore.

“Falënderoj publikun që për një ndeshje miqësore të jetë i stërmbushur, është kënaqësi dhe neve po na jep edhe më shumë vullnet për me ec përpara”, ka përfunduar Ujkani./Zëri.info