Hadërgjonaj paralajmëron futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Malin e Zi

Hadërgjonaj paralajmëron futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Malin e Zi

Sport tetor 10, 2019 - 20:33
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës fitore në miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka reaguar Florent Hadërgjonaj, i cili tha se nuk ishte një ndeshje e lehtë.

"Ndeshja nuk ishte e lehtë. Ata u mbrojtën me tetë lojtarë. është dashur që të bëjmë me shumë gola, por me rëndësi është fitorja", tha Hadërgjonaj për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Sot ishte ndeshje speciale për disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë", vlerësoi futbollisti i Huddersfieldit.

"Ndeshja me Malin e Zi do të jetë ndeshje ndryshe. Duhet që të marrim nga kjo ndeshje gjërat pozitive", shtoi ai./Zëri.info