Berisha i drejtohet Zhegrovës dhe Challandesit pas fitores së Kosovës

Berisha i drejtohet Zhegrovës dhe Challandesit pas fitores së Kosovës

Sport tetor 10, 2019 - 20:29
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka arritur ta mposhtë Gjibraltarin me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi i Kosovës Bernard Berisha i cili ka luajtur vetëm 45 minuta sonte.

"Luajta pas një periudhe të gjatë dhe u mundova që ta jap më të mirën. Në pjesën e parë nuk patëm shumë pasime të sakta", tha Berisha për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Edhe Edon Zhegrova në krah po ka deshirë qe të tregohet, por duhet të luajë me grupin", vlerësoi Berisha.

"Pres minutazh edhe te Kosova pasi luaj në një kampionat të fortë sikurse në Rusi", potencoi pejani.

"Tashmë na pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Malit të Zi. Ndoshta treguam lojë individuale", shtoi ai./Zëri.info