Nuhiu reagon pas ndeshjes, tregon nëse Challandes duhet të luajë me dy sulmuesë

Nuhiu reagon pas ndeshjes, tregon nëse Challandes duhet të luajë me dy sulmuesë

Sport tetor 10, 2019 - 20:23
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka arritur ta mposhtë Gjibraltarin me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi i Kosovës Atdhe Nuhiu i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë sonte.

"Ishte një ndeshje e vështirë. Të gjithë u fokusuan në mua. Sot shume lojtarë luajtën për here të parë. Nuk ishte e lehtë. Topin e kemi paseduar më shumë se 75 për qind", tha Nuhiu për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ne fund të ndeshjes fituam dhe kjo është e rëndësishme", vlerësoi Nuhiu.

Në pyetjen se a do te ishte mirë që të luhet me dy sulmuesë, Nuhiu deklaroi: "Do të kisha shumë dëshirë që të luaja me Vedat Muriqin në sulm, por trajneri e vendos një gjë te tillë dhe ne duhet ta respektojmë"./Zëri.info