Dresheviç i lumtur me fitoren e Kosovës, tregon nëse do të luajë ndaj Malit të Zi

Dresheviç i lumtur me fitoren e Kosovës, tregon nëse do të luajë ndaj Malit të Zi

Sport tetor 10, 2019 - 20:19
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka arritur ta mposhtë Gjibraltarin me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka folur edhe debutuesi i Kosovës Ibrahim Dresheviç, i cili thotë se ishte një ndeshje e veçantë për të.

"Ishte ndeshje e veçantë për mua, ishte ndeshja e parë. Këtë e kam pritur gjatë", tha fillimisht Dresheviç për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Edhe për ekipin ishte ndeshje e mirë. është e vështorë të luhet kundër skuadrave si këto", vlerësoi futbollisti i Herenveenit.

Në pyetjen se a pret që të luajë ndaj Malit te Zi ai deklaroi: "Është vendim i trajnerit"./Zëri.info