Rashkaj pas fitores ndaj Gjibraltarit: Nuk kishte rëndësi rezultati

Rashkaj pas fitores ndaj Gjibraltarit: Nuk kishte rëndësi rezultati

Sport tetor 10, 2019 - 20:15
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka arritur ta mposhtë Gjibraltarin me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka folur edhe Anel Rashkaj, i cili thotë se nuk kishte rëndësi rezultati.

"E dinim se do të jetë ndeshje e vështirë pasi kundërshtari u mbrojt me të gjitha forcat. Po të shënonim më herët, ndeshja do të hapej", tha Rashkaj për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Nuk është i rëndësishëm rezultati pasi ishte ndeshje miqësore", shtoi ai./Zëri.info