Skuadra e Superligës futet në bojkot?

Skuadra e Superligës futet në bojkot?

Sport tetor 10, 2019 - 18:55
Zbuloni detajet

Futbollistët e Ferizajt mund të futen në bojkot, raporton Zëri.info.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin sociale Facebook.

Një gjë e tillë mund të ndodh për shkak të pagave.

Postimi i Faqes së Ferizajt pa ndëryrje

Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t'i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhojn vetem premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja - bojkoti nga futbollistët.

Sic ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vitë. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shiqohet se çfarë do të ndodhë.

 

Image