Statistikat e 'frikshme' të Kosovës në pjesën e parë kundër Gjibraltarit

Statistikat e 'frikshme' të Kosovës në pjesën e parë kundër Gjibraltarit

Sport tetor 10, 2019 - 18:50
Detajet

Ka përfunduar pjesa e parë në miqësoren mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Kosova është sonte nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore përgatitore në stadiumin "Fadil Vokrri" nga ora 18:00, raporton Zëri.info.

Rezultati pas pjesës së parë është 0:0.

Image

Përkundër rezultatit, Kosova e ka dominuar në tërësi ndeshjen e sotme.

Posedimi i topit i takon Kosovës me një përqindje prej 66%, derisa 'Dardanët' kanë tentuar nëntë herë në portën e Gjibraltarit, por vetëm një goditje ishte në portë.

Ndërkaq, Gjibraltari ka bërë vetëm dy tentime drejt portës së Ujkanit./Zëri.info

Image