Petr Cech ndryshon profesion, i hyn këtij sporti

Petr Cech ndryshon profesion, i hyn këtij sporti

Sport tetor 09, 2019 - 22:16
Detajet

Ish-futbollisti, Petr Cech ka njoftuar se do t’i hyjë sportit të hokejit, duke luajtur për Guildford Phoenix, transmeton zeri.info

Ai do ta mbrojë portën e Guildfordit dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë gjë.

“Jam shumë i lumtur që e kam këtë mundësi për të luajtur me Phoenixin”, ka deklaruar Cech.

“Shpresoj që ta ndihmoj këtë skuadër të re që t’i arrijë objektivat për këtë edicion dhe të provojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundshme kur unë ta kem rastin për të luajtur”, shtoi ai./Zëri

Image