Eroll Salihu për Shqipërinë: Jemi dy ekipe që përfaqësojmë dy shtete, por një komb

Eroll Salihu për Shqipërinë: Jemi dy ekipe që përfaqësojmë dy shtete, por një komb

Sport tetor 09, 2019 - 19:06
Detajet

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka qenë i ftuar në emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës, shkruan Zëri.info.

Salihu teksa ka folur për Përfaqësuesen e Kosovës, e ka përmënuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë.

“Në zemrat tona ka vend për dashuri për Kombëtaren shqiptare. Kjo nuk duhet të diskutohet. Jemi dy ekipe futbolli që përfaqësojmë dy shtete, por një komb dhe një popull. I inkuadrojë të gjithë, edhe shikuesit nga Shqipëria që të vijnë sa ma shumë që ta shohin Kosovën, por edhe e kundërta që edhe ne ta përkrahim Kombëtaren shqiptare”, ka thënë Eroll Salihu për emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës, përcjell Zëri.info. /Zëri.info

Image