Sulmuesi argjentinas kërcënohet me vdekje

Sulmuesi argjentinas kërcënohet me vdekje

Sport tetor 09, 2019 - 18:41
Detajet

Sulmuesi i Boca Juniorsit, Ramon Abila nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë së fundmi, derisa është kërcënuar me vdekje përmes një telefonate, transmeton zeri.info

E përditshmja argjentinase “La Nacion” shkruan se mbrëmjen e së premtes ai ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe ka marrë kërcënim për jetën e tij dhe të familjes së tij.

Image

Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë kërcënuar me jetë.

Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.

Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes.

Kjo gjë mund të ndikojë në formën e lojtarit, i cili nuk është fare i qetë./Zëri