Liga e Kampionëve: Toulon Elite – Liburni, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Liga e Kampionëve: Toulon Elite – Liburni, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Sport tetor 09, 2019 - 18:17
Detajet

Liburni i Gjakovës ka barazuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Kosovës në futsal, në takimin ndaj skuadrës franceze, Toulon Elite, Liburni barazoi me rezultatin 5-5.

Madje, nga fitorja Liburnin e ndanin vetëm disa sekonda por që fati kësaj radhe nuk ishte me ta.

Shënuesit e kampionit kosovar ishin: Qerimi dy herë, Alaj, Selimaj dhe Selimi me nga një gol.

Liburni pas dy dite luan takimin e radhës, ndaj kampionit të Holandës, Hovocubo.